Shqiperia do te vazhdoje te shenoje rritje ekonomike edhe gjate ketij viti. Konfirmimi kete here jepet nga ekspertet e Bankes Boterore, te cilet ofrojne konkretisht per vendin tone nje nivel mbi 2% rritje gjate ketij viti. Duke pasuar edhe ate te bere nga ekspertet e Fondit Monetar Nderkombetar, para pak ditesh, te cilet gjithashtu i dhane Shqiperise nje note te rritjes se tyre ekonomike, rreth 2%. “Nderkohe qe ne Evropen Qendrore e Lindore dhe Ballkanin Perendimor, rritja ekonomike do te mbetet anemike me rreth 1.2%, vetem pak me e larte se rritja prej 0.9% ne vitin 2012”, saktesojne me tej ekspertet e Bankes Boterore,
lidhur me parashikimet per vitin 2013. Duke e theksuar keshtu edhe me shume noten rritese te ecurise ekonomike te vendit tone, krahas atyre te rajonit te cilet jane duke perjetuar nje ngadalesim te rritjes se tyre ekonomike. Konkretisht, shifrat e ofruara nga BB-ja, tregojne se vende te tilla te rajonit si Bullgaria, Rumania, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, apo Bosnje-Hercegovina, do te kene gjate vitit 2013, nje rritje ekonomike me te ulet sesa ajo e Shqiperise. Respektivisht, ne nivelet nen 2%, ndersa vetem vendi yne e tejkalon kete te fundit. “Rritja ne Evrope dhe Azine Qendrore vazhdon, por ne menyre te ngadalte dhe te pabarabarte. Shumica e ekonomive ne rajonin e Evropes dhe Azise Qendrore pritet qe te rriten ne vitin 2013 me nje nivel pak me te larte prej rreth 2.9%”, thane me tej zyrtaret e Bankes Boterore, ne kuadrin e Takimeve te Pranveres. Duke cilesuar ne te njejten kohe se ringritja ekonomike ne kete rajon do te vazhdoje te jete me e ngadalta krahasuar me rajonet e tjera ne bote. Dhe se ajo do te kete shpejtesi te ndryshme, ku pjesa perendimore e rajonit do te rritet me nje ritem shume me te ngadalte se pjesa lindore. “Si rregull i pergjithshem, sa me afer te jene vendet me zonen e Euros, dhe ne vecanti me Evropen Jugore, aq me shume e ndjejne ndikimin, meqenese ekonomite e tyre varen me shume nga zona e Euros si nje treg per eksportet dhe burimi kryesor per flukset bankare, investimet e drejtperdrejta te huaja dhe remitancat e punetoreve”, tha Philippe Le Houérou, zv-presidenti i Bankes Boterore per rajonin e Evropes dhe Azise Qendrore. Ne fund, institucioni i BB-se, rekomandon veprime konkrete ne rajonin tone, per te krijuar vende pune. Se pari, duke e nisur nga rifillimi i nje rritje ekonomike te qendrueshme dhe duke rimarre shpejtesine e reformave perpara krizes. Por edhe duke i dhene perparesi krijimit te vendeve te punes te udhehequr nga sektori privat, duke eliminuar pengesat ndaj zgjerimit te biznesit dhe sipermarrjes. Ne fund, BB-ja rekomandon heqjen e faktoreve dekurajues dhe barrierave ndaj punes.

No comments:
Post a Comment