Drejtori i DAR Gjirokaster ka sqaruar per te gjithe te interesuarit plotesimin e Formularit A1z i cili eshte per nje kategori te caktuar nxenesish.Ai plotësohet nga gjithë ata maturantë të cilët në vitet e mëparshme kanë rezultuar mbetës ose nuk kanë marrë pikët e mundshme për të hyre në universitet. Ndryshe nga herët e tjera edhe plotësimi i formularit A1Z do të bëhet online ashtu si formulari A1.Ish-maturantë të cilët nuk janë shpallur fitues në asnjë program studimi në maturat e mëparshme, fillojnë plotësimin e formularit A1Z. Por edhe kandidatët që janë shpallur fitues në një program
studimi në maturat e mëparshme, por nuk janë regjistruar ose janë çregjistruar para 15 shkurtit të vitit pasardhës.Si dhe kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë vendit dhe aplikojnë për herë të parë në Maturën Shtetërore do e plotësojnë këtë formular. Plotësimi i formularit A1Z, ndryshe nga vitet e tjera do të bëhet online, ashtu sikurse u bë edhe plotësimi i formularit A1 nga maturantët. Për ata ish-maturantë të maturës Shtetërore 2012, që kishin zgjedhur tri lëndë me zgjedhje dhe është shpallur kalues në dy prej tyre, por plotësojnë shumën 8 krediteve mund të mos zgjedhin lëndë tjetër.Ndërsa për ata që kanë qenë maturantë të viteve 2006-2011, që kanë mbartur dy provime me zgjedhje, nuk do të japin lëndë me zgjedhje. Sipas udhëzimit të Ministrisë Arsimit për plotësimin e këtij formulari, ai duhet të ruhet nga plotësuesi deri në përfundim të Maturës shtetërore 2013.“Lista me të dhënat e marra nga plotësimi i formularëve printohet, nënshkruhet nga maturanti, mbikëqyrësi dhe vuloset nga drejtori i shkollës ku plotësohen formularët A1Z. Listat ruhen deri në përfundim të Maturës Shtetërore 2013”thuhet në udhëzim.Plotësim i Formularit F A1Z fillon në Portalin Qeveritar dhe përfundon në shkollën që cakton DAR/ZA-ja. Ndërkohë, procesi i plotësimit të Formularit A1Z ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që do të quhet “mbikëqyrës”. Mbikëqyrësi pajiset me kodin përkatës të hyrjes në sistemi.Vetëm pasi mbikëqyrësi fut kodin në sistem, kandidati mund të përfundojë plotësimin e Formularit A1Z, që bëhet sipas rregullave të formularit A1. Në momentin që ish-maturanti do të shkojë për plotësimin e formularit A1Z, ai duhet të jetë pajisur me një mjet identifikimi gjithashtu dhe një vërtetim me të dhënat e provimeve të detyruara dhe me atyre me zgjedhje.Kriteret për përzgjedhjen e lëndëve me zgjedhje, bëhen sipas rregullave të Maturës Shtetërore 2013. Çka do të thotë: kur zgjidhet një lëndë bërthamë, nuk mund të zgjidhet e njëjta lëndë e thelluar. Çdo ish-maturant mund të zgjedhë një ose dy gjuhë të huaja të ndryshme, me kusht që njëra do të trajtohet si gjuhë e huaj e parë dhe tjetra si gjuhë e huaj e dytë, pavarësisht nëse ka bërë ose jo në shkollë. Maturantët e shkollave artistike mund të zgjedhin vetëm njërën nga lëndët e grupit iI: “Vetëm për shkollat artistike”. Maturantët e shkollave profesionale mund të zgjedhin vetëm njërën nga lëndët e grupit iII: “Vetëm për shkollat profesionale”. Pas plotësimit të formularit A1Z, kandidatët kanë të drejtë të japin provimet me zgjedhje, që u japin mundësi çdo kandidati të konkurrojë për në universitet.

No comments:
Post a Comment