19 April 2013

Berisha atakon Ramen nga Picari


Kryeministri Berisha, i është rikthyer edhe një herë komenteve të tij, për aleancën parazgjehore mes PS dhe LSI dhe zhvillimeve të fundit politike dhe ato në KQZ. Aleancën mes dy forcave politike ai e ka quajtur si alternativën e mashtrimit pasi sipas tij, Rama shpalli Shqipërinë e gënjeshtërt pasi sipas tij, ai e urren Shqipërinë aktuale. Zoti Berisha, nuk ka lënë pa komentuar aleancën mes PS dhe LSI të cilën sipas tij, kishte për ndërmjetësues,  kryekontrabandistin më të madh Nard Koka i arrestuar gjashtë vite më parë për kontrabandë.
E ndërsa ka lënë komentet për Kokën, Berisha ka vijuar më pas duke komentuar zhvillimet e fundit në KQZ. Sipas tij, hala e parë e ngjalës, i ka ngecur në fyt Ramës duke nënkuptuar në këtë mënyrë, shkarkimin prej Parlamentit Shqiptar, të Ilirijan Muhos përfaqësuesi i LSI, ndërsa halat e tjera të ngjalave, do ti ngecen në fyt njëra pas tjetrës-u është zotuar banorëve të Picarit në Gjirokastër, kryeministri Berisha. Ky I fundit nuk ka harruar t’i kujtojë ramës se paraqitja e komisionerëve në KQZ është detyrim ligjor, ndërkohë që moskthimi i tyre e lë atë pa shpresë. Kurrë mos I ktheni komisionerët, zgjedhjet nuk do shtyhen në asnjë moment. Ti je i pashprësë-është shprehur Berisha. Berisha e akuzoi Ramën se ka për alternativë vetëm bllokimin dhe mos njohjen e rezultatit zgjedhor. Të tjerëve u thotë se nëse nuk i fitoj zgjedhjet, nuk i njoh ato. Ti je unik në bllokim dhe e përdor pushtetin për bllokim. Ashtu sic të tha një vizitor i nderuar para disa vitesh se je vërtetë një politikan i madh, por vetëm për opozitë. Populli shqiptar, do ti japë atë që meriton më 23 qershor këtij bllokuesi të zgjedhjeve-është shprehur Berisha. Këto komente dhe diskutime, kreu i egzekutivit shqiptar, i ka bërë gjatë përurimit të celjes së punimeve të ndërtimit të rrugës rurale Picar-Kolonjë-Golem me një fond prej 37.7 milionë lek nga fondet e buxhetit të qeverisë shqiptare.

No comments:

Post a Comment