18 April 2013

Librat me ilustrime dhe autore italiane


Konsullata  Italiane  e Nderit  ne  Gjirokaster  ne  bashkepunim  me  Drejtorine  Arsimore – Gjirokaster  dhe Drejtorite  e  Shkollave “K.Hoxhi” dhe  “U.Rumbo” organizoi sot  takimin me  fumetistit italian (autor  i librave  me  illustrime) Alessandro Baronciani me nxenes  te  Seksioneve  Europiane ku  studiohet  italisht.Iniciativa  eshte nje  bashkepunim  mes  Institutit Italian  te Kultures ne Tirane , Zyres  per  Shkollat  ne  Ambasaden  Italiane ne  Tirane ,
Konsullaten  e Pergjithshme te Italise  ne  Vlore dhe Konsullaten  e Nderit  ne  Gjirokaster. Kjo iniciative  eshte  ne  vazhden e aktiviteteve  qe  u  organizuan  edhe  para  nje  viti  me  keto  klasa ,  ku  prezent  ishte  shkrimtari italian per femije Roberto  Piumini . Aktiviteti i  programuar  tregon  interesimin e institucioneve   italiane  per  Seksionet  europiane te gjuhes italiane prane  dy  shkollave  te  qytetit  te  Gjirokastres .Seksionet  europiane  funksionojne  me shume  sukses prej  dy  vitesh ne  dy  shkollat 9-vjecare  “K.Hoxhi” dhe “Urani Rumbo” te  qytetit  te  Gjirokastres , ku  nxenesit  qe  frekuentojne  keto  klasa  jane  nga  me  cilesoret ne  mesime  por edhe ne aktivitete jashteshkollore  . Pervec  oreve  te programuara te  gjuhes  italiane  ne  keto klasa  zhvillohen  edhe  ore  speciale  per  gjuhen  dhe  kulturen   nen kujdesin  e mesuesve dhe lektoreve  italiane.Fumetisti  Alessandro  Baronciani  punon  ne Milano si grafist dhe ilustrues.Ka realizuar  shume  fushata  publiciteti per agjensi te  rendesishme italiane. Eshte  autor librash  per  femije dhe i  tre  librave me  ilustrime . Alessandro Baronciani   komunikoi me femijet gjirokastrite  dhe  u tregoi  atyre se  si  lindin dhe  zhvillohen historite me  ilustrime dhe  se  si  ne  dekaden  e  fundit ato kane  krijuar   interes  te  madh…





No comments:

Post a Comment