30 April 2013

70 Mln borxh ndaj CEZ, Memaliaj ne erresire


Rreth 70 milione leke fatura te papaguara kundrejt  Cez shperndarje jane shkaku i penalizimit te bashkise Memaliaj e cila prej ditesh po vuan mungesen e energjise elektrike . Pervec paralizimit total te punes ne kete institucion ,dhe mos funksionimit te zyrave kyce sic eshte ajo e gjendjes civile,ketij qyteti aktualisht po i mungon ndricimi rrugor.
Erresira totale eshte prezent ne cdo rruge edhe pse per ironi te fatit ne shume rruge jane kryer investime per ndricimin e qytetit  por borxhi kundrejt Cez i ka lene ne erresire.Nenkryetari kesaj bashkie z Behari Lulo beri me dije se 70 % e ketij borxhi eshte i mbartur nga bashkia e meparshme dhe nje shume e tille e konsiderueshme eshte e paperballueshme nga buxheti i bashkise . Problem eshte se CEZ shperndarje pa paguar kete borxh nuk pretendon te rikthje serisht energjine elektrike.Te vetmet qe te bejne te besosh se ne kete qytet ka jete jane dritat e shtepive te cilat thyejne sado pak erresiren totale ne kete qytet. Mbetet shqetesues  fakti se nuk dihet kur do te rrikthehet energjia ne kete qytet ,duke patur parasysh se kjo bashki nuk eshte ne gjendje te paguaje 70 milione leke.

No comments:

Post a Comment