10 March 2013

Tiranë, vdes nga i ftohti foshnja 1 muajshe, nëna rome: Nuk kemi rroba

TIRANE – Një foshnjë 1-muajshe nuk ka mundur të përballojë të ftohtin e barakes ku jetonin prindërit e tij dhe ka humbur jetën ende pa e nisur atë. Foshnja e një çifti romësh humbi jetën dy ditë më parë për shkak të të ftohtit në zonën e Shkozës në Tiranë. Trupi i foshnjës iu nënshtrua edhe autopsisë, rezultatet e së cilët konfirmuan se bebja e seksit mashkull ka humbur jetën nga i ftohti. Nena rrëfeu jetesën e vështirë dhe humbjen e fëmijës së dytë të saj brenda pak kohësh, si rezultat i mungesës së një shtëpie, e cila do t’i garantonte një mbijetesë të fëmijëve të saj. Gruaja deklaroi se prej vitesh endet rrugëve bashkë me bashkëshortin, pasi nuk kanë një strehë të sigurt ku të jetojnë. “Është tmerr, nuk kemi çfarë të bëjmë..
Nga të ftohtët vdiq, ngaqë rrija me qera derë me derë, shko aty fli shko këtu. Kështu është jeta. Nuk kemi rroba rrimë të lagur. Prandaj vdiq fëmija, e mbështolla por ai ngriu, ishte akull kallkan.”- u shpreh nëna. Kryefamiljari Ferdinand Berati kërkon që shteti ta ndihmojë, në mënyrë që e njëjta tragjedi mos të përsëritet në familjen e tij dhe me tre fëmijët e tjerë që ka.

No comments:

Post a Comment