10 March 2013

Hetimet ne Shqiperi per fyerjen ndaj Greqise ne Facebook

Prokuroria e Athinës kërkon hetime në Shqipëri për një shqiptar që ka fyer simbolet e shtetit grek në profilin e tij në Facebook.
Veç kësaj, i dyshuari i autoriteteve të shtetit fqinj ka publikuar fotografi ku paraqiten persona me armë kallashnikov në duar. Kërkesa për hetime në territorin shqiptar ka ardhur prej faktit se profili në Facebook është hapur në një kompani shpërndarëse interneti në Shqipëri. Pak ditë më parë Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e dërguar nga autoritetet e drejtësisë greke për të bërë verifikime dhe për të identifikuar personat në foto. Referuar vendimit, Gjykata urdhëron Prokurorinë e Tiranës të kryejë verifikimet e kërkuara nga pala greke. 

DYSHIMI
Në vendimin e Gjykatës citohet kërkesa e palës greke, sipas së cilës, Prokuroria e Athinës ka filluar hetime paraprake për “armëmbajtje pa leje në bashkëpunim” dhe “fyerje të simboleve të shtetit helen në bashkëpunim”, vepra të parashikuara në Kodin Penal të Greqisë. Sipas hetuesve grekë, profili i “shënjestruar” prej tyre në Facebook zotërohet nga një prej meshkujve të shfaqur në foto, me emrin Xhimi D…., por që, sipas tyre, mund të jetë edhe pseudonim.

No comments:

Post a Comment