27 March 2013

Prezantohet volumi i dyte i Hadrianopolis



Nje sinteze e pese vite germimesh arkeologjike  ne  qytetin romak te Hadrianopolis si dhe kerkime dhe  studime ne Luginen e Drinos  u bene te  ditura ne   prezantimin e volumit Hadrianopolis II  ne  ambientet  e Mediatekes  se  Universitetit  “Eqrem Cabej” ne Gjirokaster. Volumi eshte  realizuar nen kujdesin e arkeologeve Roberto  Perna  dhe  Dhimiter  Condi , bashkedrejtues ne terren  te Misionit  arkeologjik italo-shqiptar , por  edhe  rezultat i bashkepunimit  shkencor te nisur prej vitit  2005 prej Universitetit te Macerates me Institutin e Arkeologjise ne Tirane , i forcuar me vone prej  dy  protokolleve te bashkepunimit te firmosura ne 2006  dhe 2009 .
Germimet  rifilluan  ne  nje  sit  te panjohur , per te cilin  deri  ne  vitin 2005 njihesh  vetem  Teatri  dhe nje pjese e nekropolit , te zbuluara  gjate  germimeve  te realizuara ne  vitet ’80 prej Institutit  te  arkeologjise.Volumi  “Hadrianopolis II” prezanton rezultatet  e para te  germimeve dhe  studimeve te  realizuara ne periudhen 2005 – 2010 ne sitin  romak te Hadrianopolis si  dhe  nje  sere faktesh  te  reja  per  Luginen  e  Drinos  si  nje  nga  zonat  me  prezence  te  madhe    vlerash arkeologjike  dhe  historike.

No comments:

Post a Comment