18 March 2013

Izolohen 4 mije banore ne Buz e Luftinj



Dy komunat Luftinjë dhe Buz në rrethin e Tepelenës, janë izoluar totalisht nga pjesa tjetër e zonës verilindore të Qarkut të Gjirokastrës. Shirat e rëna në dy ditët e fundit të cilat kanë qenë agresive, shkatërruan totalisht rrugën nga Tepelena në drejtim të dy komunave në zonën e quajtur Cicaj pak km larg sektorit të Tretë në ish minierën e qymyrgurit. Tre automjete në tentativë për të kaluar në pjesën tjetër të rrugës, kanë ngecur përfunimisht si pasojë e terrenit mjaft të vështirë ndërkohë që nuk u shënuan pasoja në njerëz përvecse dëme materiale në shkatërrimin e mjeteve.
Kryetari i Komunës së Luftinjës Gëzim Malkaj, shprehet për Tv channel 7 se përfundimisht, njerëzit kanë ngelur të izoluar nga pjesa tjetër e rrethit ndërkohë që gjendja ngelet tepër kritike. Kemi kërkuar ndihmën e Shtabit të Emergjencave Civile në kryeqytet për të rikthyer në normalitet situatën, por deri më tani, mesa duket është e vështirë të ndërhyhet kjo dhe për shkak të shkatërrimit të rrugës në gjatësinë e saj. Banorët e fshatrave të këtyre dy komunave, e kanë pasur tërësisht të pamundur sot, kalimin nga njëri krah në tjetrin pasi thellësia e carjes së rrugës nuk lejonte kalimin e mjeteve. Nga kjo situatë, kanë përfituar spekulamntët shprehet kreu i Komunës së Luftinjës të cilët luajnë me cmimet e ushqimeve duke i rritur fiktivisht që ditën e sotme falë transportit të vështirë. E keqja është se nuk parashikohet përmirësimi i saj në një afart të shkurtër kohor. Kjo do të thotë se nuk do të ketë as mësim nëpër shkolla për 1000 nxënës dhe as qarkullim të njerëzve nga këto dy komuna drejt Tepelenës dhe anasjelltas. Drejtoria e Rrugëve Rurale që varet nga Qarku i Gjirokastrës, nuk ka mundësi financiare për investimin në këtë pjesë rruge dhe ka kërkuar ndihmën e qeverisë shqiptare për zgjidhjen e këtij problemi

No comments:

Post a Comment