18 March 2013

Sekuestrohen 33 kg droge ne Kakavie



Më datën 18.03.2013, rreth orës 09.00  Efektivat e Policisë Kufitare të Stacionit të Policisë Kufitare Kakavije të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër ,mbi bazen e informacioneve te marra ne rruge operative  nga Drejtori Rajonal i Kufirit Admir Abrija  se një shtetas nga Gjirokastra  po dilte nga fshati Lazarat dhe do udhëtonte në drejtim të Kakavijes me destinacion Athinën dhe se mund të transportonte një sasi lënde narkotike  në drejtim të Greqisë , kanë  zhvilluar nje kontroll te imtesishem   në vijën e dytë në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavije në automjetin  e dyshuar tip Fiat me targa  AA 244 FO, , që drejtohej nga  një shtetas nga Gjirokastra   , ku ka rezultuar se:Në brendësi të shasisë  së  automjetit ,  në një dhomë të improvizuar të fshehtë janë evidentuar pako të mbështjella me letër natriban , të mbushura me lëndë narkotike Mariuanë.Policia Kufitare ka bërë menjëherë bllokimin e drejtuesit të automjetit dhe ka lajmëruar grupin hetimor si dhe Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër.
Menjëherë në   vendngjarje  kanë mbritur Specialistët e Sektorit  Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër si dhe grupi hetimor ku nga kqyrja e mëtjeshme e mjetit  rezultoi se: Në brendësi të dhomës së fshehtë të bërë në shasinë e automjetit  janë gjetur 30 pako të mbështjella me letër natriban , të mbushura me lëndë narkotike Mariuanë me peshë 1.1 kilogramë secila , ku pas peshimit rezultoi se pesha e përgjithshme ishte 33 kilogramë Mariuanë.Shtetasi  nga Gjirokastra   është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër për veprime të mëtejshme më të specializuara : Në përfundim të veprimeve të para hetimore Specialistët e Sektorit  Kundër Narkotikëve  në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër  kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit  Materialet në ngarkim të këtij shtetasi   do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për ndjekje të mëtejshme për veprën panale të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.




Ky shtetas  me një thike buke guzhine ka shkuar në dyqanin e shtetasit S.P, nga Gjirokastra në vendin e quajtur Ura e Lumit  dhe pasi ka hyrë brenda ka kërcënuar shtetasin S.P me thikë që ti jepte lekët e xhiros në të kundër do ta godiste me thikë.I zoti i dyqanit ka kundërshtuar dhe është mundur të mbrohet dhe është përleshur me agresorin.Në momentin e përleshjes me agresorin ka shkuar patrulla e Policisë e Komisariatit të Policisë Gjirokastër e cila ishte duke patrulluar në atë zonë dhe kur ka parë që këta shtetas po rriheshin me njëri - tjetrin ka ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur parandalimin e mëtejshëm të krimit si dhe neutralizmin e agresorit duke i marrë edhe thikën nga duart.Shtetasi i sipërpërmendur është shoqëruar menjëherë në ambjentet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër  ku në përfundim te hetimeve të para hetimore të kryera nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve të Hapura në Komisariati e Policisë Gjirokastër rezultoi se :Ky shtetas para dy muajsh ka vjedhur lekët e xhiros në sirtarin e dyqanit të këtij shtetasi ngjarje e cila nuk është denoncuar  ne polici nga vetë pronari i lokalit.Gjithashtu po ky shtetas para një muaji ka tentuar të vjedhje edhe në dyqanin e rrobave  tek Ura e Lumit që ndodhet ngjitur me dyqanin e shtetasit S.P/Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Vjedhjes” dhe për verën penale të “Kanosjes”, vepra këto të parashikuara nga neni 134 e 22 dhe 84 të Kodit Penal







 

No comments:

Post a Comment