Virozat e
stines jane shkaku qe pavioni i pediatrise ne spitalin rajonal Omer Nishani te
jete me i mbushur se zakonisht.Ky Pavion si shkak i fluksit te femijeve jo
vetem nga Gjirokastra por edhe nga Tepelena e Memaliaj ka bere qe kapaciteti
prej 20 shtreterish te tejmbushet dhe disa femije te shtrohen ne infektiv. Ne
dite paraqiten ne spital rreth 20-30 femije qe kerkojne ndihmen e mjekut por
vetem nje pjese e tyre shtrohen ne spital.Ndryshimi i temperaturave, sidomos
ulja e tyre ndikon ne shperthimin e nje viroze. Per mjeket infeksioniste
virozat me te shpeshta ne kete periudhe kane si shkak kryesor luhatjet e
temperaturave, te cilat ndodhin per nje periudhe kohe te shkurter.
"Njerezit kalojne me shume laringitin nga ftohja e kohes, si dhe nga
lageshtira e madhe e ajrit ne kete periudhe. Duke u ndikuar nga keta faktore,
shendeti i shume personave ka ardhur duke u perkeqesuar. Ata ankohen per
dhimbje muskujsh dhe koke, mungese oreksi, dhimbje fyti, kolle" pohojne
infeksionistet.
Sipas tyre lageshtira, ndotja e ambientit bejne qe organizmi te
mos pershtatet lehte me keto ndryshime dhe per pasoje dobesohet dhe bie lehte
pre e viruseve te ndryshme, qe qarkullojne ne ajer. Mjeket pohojne se
karakteristike e ketyre rasteve jane natyrat virale dhe natyrat arogene, qe do
te thote se perhapen nepermjet sperkave, gje qe shton mundesine e transmetimit
lehte nga nje person te tjetri. Po cilat ishin
simptomat qe detyruan nenat te dergojne femijet ne spital per nje mjekim me te
specializuar.Simptomat
e ketyre gjendjeve jane veshtiresi ne frymemarrje, kane kolle te thate,
pergjithesisht. Por ndryshimi i motit sjell edhe ndryshime te temperatures
trupore, e cila luhatet nga 37. 5 deri ne 38.5, por keto mund te shkojne edhe
me lart ne rastet kur viroza ka perparuar dhe nuk eshte luftuar. Tjeter
simptome qe mund te permendim eshte nje dobesi dhe nje djersitje e madhe. Duke
pasur gjithe keto probleme pacienteve u largohet oreksi, si dhe dhimbjet e
kokes i kane te vazhdueshme deri ne momentin e largimit te virozes.Femijet e
semure me grip duhet te bejne nje kontroll te vazhdueshem, tek mjeku i
familjes. Rekomandohet qe femija te kontrollohet te pakten cdo dy dite, ne
menyre qe mjeku te vleresoje nese femija ka ose jo ndonje komplikacion
bakterial.
Ne keto
raste, mjeku duhet te vleresoje nese duhet perdorimi i antibiotikeve apo jo.
Nje keshille tjeter e vlefshme eshte qe gjate kontrolleve mjekesore te femijes
me grip, eshte mire te mos nderrohet mjeku. Mjeku qe e ka vizituar diten e pare
duhet ta ndjeke deri ne sherimin e plote.
No comments:
Post a Comment