15 March 2013

Bllokohet aksi rrugor Kelcyre-Permet

Masive balte dhe inerte, kanë bllokuar aksin nacional Këlcyrë-Përmet në vendin Kuqar, 8 km në dalje të Këlcyrës dhe po kaq nga Përmeti. Afro 800 metër kub ka qenë masa e inerteve të rëna në rrugë duke bllokuar tërësisht përgjatë orëve të para të mëngjesit dhe deri në mesditë, aksin në zonën problematike. Kjo ka sjellë anomali në qarkullimin e automjeteve të cilat qëndronin në radhë, deri sa situata të normalizohej.Rreshjet e shiut kanë qenë tepër intensive përgjatë gjithë paradites së të premtes ndërkohë që punonjësit e Ndërmarrjes së Rrugëve, kanë ndërhyrë për të cbllokuar situatën e krijuar.Në orët e mesditës, qarkullimi i mjeteve që qëndronin në pritje për të kaluar në të dy anët, filloi të funksiononte pasi ndërhyrjet me fadroma, kanë cliruar njërin krah të rrugës duke risjellë paksa normalitetin e qarkullimit në drejtim të Korcës dhe Përmetit dhe në drejtim të Gjirokastrës dhe destinacioneve të tjera të vendit në jug apo veri.Zona në Kuqar, sipas specialistëve është e tejetngarkuar me burime nënujore dhe kjo ka krijar një paqëndrueshmëri në rrjetin tokësor.
Sipas kreut të Drejtorisë Rajonale të Rrugëve, kjo problematikë, synohet të zgjidhet një herë e mirë me investimin prej 20 milionë eurosh nga qeveria shqiptare për ndërtimin e lotit të parë të rrugës Këlcyrë-Përmet-Carcovë pjesë e të cilës është edhe zona problematike e Kuqarit.

No comments:

Post a Comment