15 March 2013

Kapen 264 kg hashash ne dy operacione

Në Vijim te operacioneve shume te sukseshme te Drejtorise se Policise se Qarkut Vlore, diten e djeshme me date 13.03.2013 pas nje pune hetimore intensive 6 mujore duke perdorur te gjitha llojet e metodave  te hetimit,  strukturat Kunder Krimit te Organizuar ne bashkepunim me Prokurorine per Krime te Renda Tirane kane finalizuar me sukses operacionin policor antidroge te  koduar
“BISTRICA” ku eshte shkaterruar nje nga grupet kriminale me te rendesishem te Narkotrafikut ne Rajonin Sarande - Delvine.Si rezultat i ketij operacioni eshte shkaterruar nje grup kriminal me tendence Trafikimin e Lendeve Narkotike nga Shqiperia ne drejtim te shteteve te Bashkimit Europian ku u be arrestimi në flagrancë i shtetasve te meposhtem:

 Jakup Mezan Mehmeti, 47 vjec.
 Robert Rexhep Xhaferri, 45 vjec.
 Agim Edmond Çuçi, 29 vjec.

Mihal Foti Koçikori, 26 vjec.

 Panajot Foti Koçikori, 23 vjec.
 Si dhe  eshte shpallur ne kerkim shtetasi Artur Shpetim Goro, 42 vjec.
Te gjithe keta shtetas jane  lindur dhe banues ne qytetin e Delvines.

 Shtetasi Artur Goro ishte drejtues i ketij grupi kriminal, ky shtetas pasi siguronte lenden narkotike ne Lazarat, realizonte transportimin e saj nga Lazarati,ne Malin e Sopotit, Manastir - Delvine dhe me pas nepermjet lidhjeve te tij kriminale bente trafikimin drejt Greqise dhe Italise.Ketij grupi kriminal ne bashkepunim me agjensite ligjzbatuese te vendeve te Bashkimit Europian i jane sekuestruar edhe disa ngarkesa te tjera lende narkotike ne kuader te ketij hetimi.Ne kuader te ketij operacioni u kap dhe sekuestrua ne cilesine e proves materiale nje sasi prej 135 kg lende narkotike Kanabis Sativa te cilet shtetasit e mesiperm pasi e kishin siguruar ne fshatin Lazarat po e transportonin ne drejtim te kufirit me Greqine per ta trafikuar ne vendet e bashkimit Europian per llogari te grupeve kriminale te narkotrafikut. Gjithashtu jane sekuestruar edhe 4 automjete dhe 33 telefona celulare.Strukturat Kunder Krimit Organizuar te Drejtorise Policise Qarkut Vlore dhe Komisariatit Policise Sarande ne bashkpunim me Prokurorine e Krimeve te Renda Tirane po punojne intensivisht per dokumentimin e plote te aktivitetit kriminal te ketij grupi dhe ne ditet ne vazhdim do kete arrestime te tjera.Arrestimi i personave te mesiperm u be per vepren penale parashikuar nga neni 283/a-2 e 22 i K.Penal “Trafikimi i narkotikëve” i kryer ne bashkepunim e mbetur ne fazen e tentatives.

No comments:

Post a Comment