16 March 2013

Kapet fatorino i droges Gjirokaster-Tirane

Antidroga e policise se kryeqytetit organizoi nje operacion te koduar “Fatorino”, i cili u finalizua me arrestimin e tre personave dhe bllokimin e nje sasi lende narkotike e llojit kanabis sativa. Operacioni u zhvillua diten e djeshme, duke cuar ne qeli 40-vjecarin Aranit Bajrami, banues ne Gjirokaster, Valentin Godo, 32 vjec dhe Lorenc Beqo, 28 vjec, banues ne Tirane. Sipas policise, tre personat ishin perfshire ne shitjen dhe shperndarjen e lendeve narkotike ne Tirane.Dyshohet se droga vinte nga Gjirokastra dhe sigurohej nga 40-vjecari Bajrami. Ky i fundit bente te mundur dhe transportin e lendes narkotike drejt Tiranes duke shfrytezuar detyren e tij si fatorino ne autobusin e linjes Gjirokaster-Tirane. Me pas droga pritej ne kryeqytet nga Valentino Godo dhe Lorenc Beqo.
Te vene ne ndjekje te tre personave te dyshuar, agjentet e antidroges se policise kane bere te mundur dhe zbardhjen e skemes se shperndarjes. “Bajrami, Godo dhe Beqo ne bashkepunim me njeri-tjetrin, dyshohet se prej disa kohesh ishin pershire ne shitjen dhe shperndarjen e lendeve narkotike, e cila sigurohej ne jug te vendit kryesisht ne Gjirokaster. Prej andej transportohej drejt Tiranes nga fatorinoja, i cili jua dorezonte me pas Godos dhe Beqos. Nga hetimet e kryera rezulton se Godo e shperndante lenden narkotike ne zonen e Selites aty ku edhe banonte ndersa Lorenc Beqo ne zonen e tij prane “Vasil Shantos”, si dhe prane pallatit me shigjeta dhe Komuna e Parisit”, thane per gazeten burimet policore, te cilat shtuan se kanabisi u shperndahej personave te ndryshem ne sasi te vogla, kryesisht ne lokalet e zonave. Pas hetimeve, policia organizoi diten e djeshme nje operacion per kapjen e tre personave pas informacionit se nje sasi lende narkotike e llojit kanabis sativa do te transportohej nga Gjirokastra drejt Tiranes. Gjate kontrollit te te dyshuarve, policia gjeti 570 grame kanabis, e cila u sekuestrua ne cilesine e proves materiale. Mesohet se Valentino Godo dhe Lorenc Beqo ishin persona nen hetim per shperndarje te lendeve narkotike veper te cilen dyshohet se e kane konsumuar ne shtetit grek. Ata u moren ne pyetje dhe me pas u arrestuan, ndersa policia po vazhdon hetimet per te identifikuar te tjere persona te mundshem te implikuar ne kete veper penale.

No comments:

Post a Comment