23 February 2013

Pushohen nga puna 140 puntore


Rreth 140 punëtorë të firmës greke të ndërtimit AEGEK që merret me ndërtimin e aksit të jugut Levan-Tepelenë, janë pushuar nga puna. Shkaku sipas tyre, ka qenë në ngritja e zërit dhe protestat e zhvilluara në muajin nëntor-dhjetor, për të kërkuar pagat e prapambetura. Drejtuesit e firmës greke AEGEK e cila është larguar nga Shqipëria për probleme financiare, i’a deleguan këtë përgjegjësi, firmës nënkontraktore shqiptare WEGA. Nga ana e vet, drejtues të kësaj firme nga Shkodra, zbatuan në mënyrë “korrekte” porosinë e firmës greke për largimin nga puna të të gjithë punëtorëve që kërkonin të drejtën e tyre përmes protestave, pagat e prapambetura prej 6 muajsh.
Kontaktet e punonjësve me autoritetet shtetërore kanë munguar me dëshirën e këtyre të fundit, por nga ana e vet punonjësit, kërkojnë ndër të tjera, kontakt me deputetët e zonës të cilët janë ministra në kabinetin qeveritar. Punëtorët kërkojnë shlyerjen e detyrimeve të prapambetura që i ka firma greke. Kjo e fundit, i detyrohet të 140 punonjësve kryesisht shoferë, manovratorë dhe prapavija, një shumë gati 90 milionë lek të vjetra cka për ta, është buka e gojës. Vetë punëtorët për A1 Report, kanë kërcënuar vecse me përshkallëzimin e protestave, por edhe me braktisjen e procesit zgjedhor, duke bojkotuar ata dhe familjet e tyre zgjedhjet e 23 qershorit.Për ndërtimin e rrugës Levan-Tepelenë e nisur katër vjet të shkuara, firma greke e “arratisur” nga Shqipëria për probleme të likujditetit financiar, ka angazhuar mbi 150 punonjës kryesisht shoferë të mjeteve të rënda, manovratorë si dhe prapavija. Vazhdimisht korrektesa e drejtuesve të firmës greke, ka qenë e cunguar duke sjellë pakënaqësi tek punonjësit. 
   

No comments:

Post a Comment