24 February 2013

Bllokohet një kamion me 81 kg drogë në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë

GJIROKASTER 

Një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike u sekuestrua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë. Burime nga policia bëjnë të ditur se rreth 81 kg lëndë narkotike, e llojit kanabis sativa, u gjet në brendësi të kamionit me targa të Tiranës 6195 L, i cili transportonte blloqe betoni. Policia shoqëroi drejtuesin e kamionit, shtetasin Shaho Bejko dhe po vijon hetimet për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku. Momentalisht bëhet e ditur se lënda narkotike ishte blerë në Lazarat të Gjirokastrës dhe kishte destinacion final tregun italian.

No comments:

Post a Comment