25 February 2013

Policia ne aksione te ndryshme


Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike  të realizuara nga Policia Kufitare e Kakavijes , ku gjatë dy muajve të parë të këtij viti janë goditur 7 raste të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike , një tjetër rast është goditur gjatë orëve të mbrëmjes  së datës 24.02.2013 nga ana e Policisë Kufitare e Kakavijes në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavije dhe konkretisht:Më datën 24.02.2013, rreth orës 23.30
  Efektivat e Policisë Kufitare të Stacionit të Policisë Kufitare Kakavije të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër ,mbi bazen e informacioneve te marra ne rruge operative  nga Drejtori Rajonal i Kufirit Admir Abrija  se një shtetas nga Himara kishte dalë nga fshati Lazarat dhe po udhëtonte në drejtim të Kakavijes me destinacion Athinën  po transportonte një sasi lënde narkotike  në drejtim të Greqisë , kanë  zhvilluar nje kontroll te imtesishem   në vijën e dytë në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kuiftar Kakavije në automjetin tip Citroen me targa  greke   YPN 1263, që drejtohej nga  një shtetas nga Himara  ,ka rezultuar se:
 Në brendësi të gomës rezerëve të  automjetit , janë evidentuar pako të mbështjella me letër natriban , të mbushura me lëndë narkotike Mariuanë. Policia Kufitare ka bërë bllokimin e drejtuesit të automjetit dhe ka lajmëruar grupin hetimor si dhe Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër.
 Menjëherë në   vendngjarje  kanë mbritur Specialistët e Sektorit  Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër si dhe grupi hetimor ku nga kqyrja e mëtjeshme e mjetit  rezultoi se:
 Në brendësi të gomës rezervë të automjetit , janë gjetur 4 pako të mbështjella me letër natriban , të mbushura me lëndë narkotike Mariuanë me peshë të ndryshme secila , ku pas peshimit rezultoi se pesha e përgjithshme ishte 5.3 kilogramë Mariuanë.Menjëherë Specialistët dhe Agjentët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër  te drejtuara nga shefi i Sektorit Kunder Narkotikeve Hektor Qeleposhi kanë organizuar dhe zhvilluar një operacion , ku rreth orës 20.10 minuta kamjoni është evidentuar duke levizur në aksin rrugor Gjirokastër- Uji i Ftoftë Tepelenë.Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve janë vënë në ndjkje të kamjonit deri në postobllokun e Ujit të Ftohtë Tepelenë ku dhe kanë bërë bllokimin e kamjonit dhe të drejtuesit të kamjonit dhe konkretisht: Nga kontrolli sipërfaqësor u konstatuan se në brendësi të kamjonit poshtë blloqeve të betonit dalloheshin disa pako me ngjyrë kafe të dyshuara me mariuanë.Kamjoni tip Benx me targë  TR 65 91 L, që drejtohej nga shtetasi Shaho Bejko , i datëlindjes 1986,  nga Tepelana.Menjëherë në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor ku ka konstatuar se poshtë blloqeve të betonit kishte pako me Mariuanë.


 Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër rreth orës 20.00 të mbrëmjes  të datës 23.02.2013 kanë marrë një iformacion në rrugë operative se një sasi lëndë narkotike po transportohej  me një kamjon të ngarkuar me blloqe betoni  nga Lazarati në   në drejtim të Vlorës .Për shkak se kamjoni ishte i ngarkuar me blloqe betoni dhe nuk kishte mundësi shkarkimi në vendin  e ngjarjes kamjoni  dhe drejtuesi i kamjonit është shoqëruar në ambjentet  e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër për të kontrolluar imtësisht ku nga kontrolli  paraprak ka rezultuar se: Poshtë blloqeve të betonit mbuluar me plasmas dhe thasë plasmasi u evidentuan 25 pako në formë katrore me peshë të ndryshme nga 2 deri ne 4 kilograme secila , gjithesej  rreth 80 kilogramë Mariuanë.Në cilësinë e porvës materiale janë sekuestruar lënda narkotike , si dhe kamjoni që transportonte lëndën narkotike.Neser ne kushtet e ndriçimit te plote do te behet kontrolli i imtesishem i automjetit.Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër  për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve “Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi i sipërpërmendur e kishte blerë lëndën narkotike në Lazarat dhe do ta transportonte në drejtim të Vlorës me destinacion përfundimtar Italinë.




No comments:

Post a Comment