Trupa e aktoreve profesioniste te qytetit te Gjirokastres e shnderuar me nje vendim te keshillit bashkiak Gjirokaster ne Kompani Kulturore eshte duke pergatitur per venien ne skene te drames "BABAI " e Ruzhdi Pulahës. Nje shfaqe qe sipas aktorit qe po ben edhe rolin e regjizorit Vasillaq Çuklla eshte nje shfaqje pa sponsor dhe pa aktore te rinj,pasi mungojne fondet.Sipas tij trupa e aktoreve te qytetit te Gjirokastres nder vite eshte keq menaxhuar duke ardhur ne ditet e sotme ku nje Drame me vlera aktuale po behet gati me prova ne tavoline.Pas bujes se kontrates dhe protestes se aktoreve keta te fundit u detyruan te bejne vet nje kontrate te cilen e kane firmosur.Ndersa bashkia u mjafua me faktin se drejtori i teatrit ka vepruar me koken e vet ne lidhje me presionin qe u beri aktoreve.
Perpos ketij fakti gjendja e teatrit ne kete qytet mbetet kakotike .Drama "BABAI " e Ruzhdi Pulahës eshte dhe shfaqja e trete qe vene ne skene aktoret e qytetit te Gjirokastres Por "Babai" i Ruzhdi Pulahës është ndoshta një nga subjektet më afër asaj çfarë ka shoqëruar shoqërinë tonë këto vite, një subjekt sa dramatik, aq edhe i vërtetë, i cili i sjellë në teatër e bën më të prekshme atë dhembje të dhjetëra atyre burrave që kanë gëlltitur brenda tyre turpin dhe dhembjen e shfrytëzimit të vajzave.Në qendër të dramës është fati i një prej familjeve shqiptare që bie në kthetrat e trafikantëve mafiozë, të cilët kanë humbur çdo ndjenjë njerëzore. Figura qendrore e dramës është babai i një vajze të shfrytëzuar, i cili përjeton në mënyrë thellësisht tragjike pasojat tepër të dhimbshme të kësaj fatkeqësie.Drama trajton një nga shfaqjet më të dhimbshme të kriminalitetit në këto vite të tranzicionit më të ashpër të shoqërisë shqiptare, trafikimin e vajzave dhe grave. Janë me qindra vajza që mashtrohen, gënjehen apo grabiten forcërisht dhe trafikohen në skëterrën e tregut njerëzor të prostitucionit. Përmes situatash tronditëse dhe zbërthimit të thellë psikologjik të karaktereve, vepra përpiqet të sjellë artistikisht para shikuesve jo vetëm shtazërinë e trafikantëve kriminelë, por edhe përgjegjësitë e shoqërisë, të familjes dhe të vetë viktimave. Shfaqja, nëpërmjet një komunikimi sa më intim me publikun, bën një apel të fuqishëm për të mbrojtur dhe ndihmuar viktimat dhe për të goditur e dënuar fuqishëm kriminelët dhe ata që fshihen pas tyre

No comments:
Post a Comment