19 February 2013

Adoleshenti vret cobanin



Në lidhje me ngjarjen e ndodhur gjatë ditës së djeshme në pyllin e fshatit Levan të rrethit Tepelenë , ku shtetasi Bilbil Cjapi i datëlindjes 1961 nga Sukë Rroskovec i Fierit  i cili ishte punësuar si çoban tek shtetasi Hetem Çela,  është vrarë me armë gjahu  dhe për pasojë ka humbur jetën, ju informoj se:Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda  në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë pas një punë  profesionale dhe hetimore të bërë gjatë gjithë mbasdites  dhe orëve të mbrëmjes së ditës së djeshme kanë bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit si dhe sekuestrimin e armës së krimit  dhe konkretisht:


 Më datën 09.02.2013, rreth orës 13.30, në vendin e quajtur Qafa e Shkallës mbi fshatin Levan të Komunës Krahs Tepelenë , shtetasi Bilbil Cjapi ishte  duke kullotur bagëtitë së bashku me shtetasin Hasan Çela djalin e shtetasit Hetem Çela pronari i bagëtive .
 Adoleshenti Çela mbante në krah një armë gjahu Teke, të babait i cili e kishte me leje , dhe duke luajtur me armën e gjahut ka vrarë pa dashur nga pakujdesia shtetasin Bilbil Cjapi ku saçmet e kanë marrë nga krahu i majte në të djathë duke i përshkruar kraharorin dhe për pasojë shtetasi Bilbil Cjapi ka humbur jetën pasi një saçme e ka kapur në zemër.
 Adoleshenti Çela , kur ka parë se ka vrarë shtetasin Bilbil Cjapi  është trembur dhe ka ikur me vrap për në stan ku ka fshehur armen e gjahut  dhe ka lajmëruar babin e vet  duke i thënë se çobanin e kishin vrarë dhe ky e kishte gjetur të vdekur.
 Nga puna profesionale dhe hetimore e bërë nga Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë , kanë bërë dokumentimin me prova ligjore të kësaj ngjarje dhe kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

No comments:

Post a Comment