24 October 2014

Bexhet Çobani braktis mbledhjen e keshillit bashkiak

                                                                                    
Dhënia e titujve të nderit për z.Flamur Cani, Resul Zanit dhe Armando Dukës nga Bashkia e Gjirokastrës është bërë shkak që kryetari i grupit të këshilltarëve demokratë Bexhet Cobani të braktisë në mënyrë demonstrative mbledhjen e këshillit bashkiak. Sipas z,Cobani nderimi i Armando Dukes pikërisht në një ditë si kjo e sotmja ku Serbisë ju dhanë 3 pikë në tavolinë  është fyese jo vetëm për qytetartë gjirokastrit por për të gjithë Shqipërinë.  Ndërkohë nga ana tjetër për z.Cobani është gjithashtu provokative dhënia e titujve të nderit për Flamur Cani dhe Resul Zanin, të cilët ai i cilësoi si miniaturat e fundit komuniste.

No comments:

Post a Comment