25 October 2014

Inspektohen punimet ne kalldreme

                                                                               

Kryetari i bashkisë Gjirokaster inspektoi nga afer punimet ne rikonstruksionin e kalldremit ne lagjen Varrosh të këtij qyteti. Me një investim nga Bashkia e Gjirokastrës dhe një fond prej 27 milionë lekë të rinjë ky projekt i nisur që prej muajit korrikë të këtij viti synon ti rikëthej kalldrëmet karakteristike të Gjirokastrës në identitet e dikurshëm.Edhe pse ky kalldrëm ka pësuar ndryshime duke hequr gurin e bardhë dhe zëvendësuar me gurin e zi investimi në të shihet me përparësi.
Kreu i Bashkisë Gjirokastër Flamur Bime theksoi se nga 150 mijë m2 të rrugëve me kalldërm që qytetit i Gjirokastërs disponon, 900 m2 janë në rikonstruksion pas deformimeve të shkaktuara nga përdorimi pa kriter i automjeteve të rënda. Po sipas tij janë bërë rrjetet inxhinierike dhe shumë shpejt puna do të vijojë edhe për realizimin e rrjetit të brendshëm të ujërave të bardha , ndërkohë sipas tij një projekt i ardhshëm po aq o rëndësishëm do të jetë rikostruksioni dhe dixhitalizimi i biblotekës së qytetit.Prej dy dekadash mirëmbajtja e rrugicave karakteristike te qytetit te Gjirokastrës ka qenë e pamundur për shkak të konfliktit mes institucioneve por edhe mungesës ë fondeve . Dhe në ato raste kur është ndërhyre për ti riparuar mbi rrugë është hedhur beton duke dëmtuar kalldremet prej guri. Ndërkohë punimet parashikohen të përfundojnë në 10 dhjetor 2014.

No comments:

Post a Comment