09 May 2014

Gjirokastër, zhvillohet Java Olimpike

                                                                               


Nën kujdesin e Drejtorisë Rajonale  Arsimore dhe Qëndrës kulturore Gjirokastër u zhvillua Java Olimpike me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave të mesme të qytetit të Gjirokastrës por dhe shkollat e mesme të Libohovës, Dropull, dhe Lazarat si dhe me pjesëmarrhen e shkollave 9-vjecare dhe ciklit parashkolllore. Rreth 150 vajza dhe djem të këtyre shkollave morrën pjesë në garën masive të krosit ku u shpallën dhe fituesit e kësja gare të cilët përfaqëson rreth 2500 nxënës të këtyre shkollave.
Garat nisën sipas moshave në shëtitoren 18 shtatori dhe përfundonin në stadiumin e qytetit.Drejtoresha e Drejorisë Arsimore të qytetit të gurtë Lindiata Rova theksoi se aktivitete të tilla do të zhvillohen edhe në të ardhmen pasi këto aktivitete ndihmojnë në edukimin e brezit të ri.Në fjalën e tij sportisti I shquar I qytetit të gurtë Theodhori Galluci e cilësoi Javën Olimpike si një ndër aktivitetet e para që zhviillohet në mënyrë madhështore duke theksuar se aktivitete të tilla për nëxënësit duhet të jenë më të shpeshta në të ardhmen pasi ky brez ka nevojë për aktivitete të tilla.

No comments:

Post a Comment