08 May 2014

Minoriteti me Stacion Policie

                                                                                   


Në zonën e minoritetit do të ketë më në fund një stacion policie. Pas kërkesave të vazhdueshme të banorëve të minoritetit  për prezencen e një stacioni policie si e vetmja mënyrë për të parandaluar vjedhjet tashmë kjo kërkesë do të behet realitet. Lajmi është bërë prezent nga Drejtori i Policisë së Qarkut të Gjirokatrës Hako Cako i cili tha se me urdhër të kryeministrit stacioni i policisë do të jetë në fshatin Jorgucat të Gjirokastrës.
Po sipas tij  ky stacion policie do të përbëhet prej 10 efektive policie banorë të zonën së minoritetit  që do të angazhohen për të mbajtur nën kontroll të gjithë zonën. Në këtë zonë në 5 muajt e fundit janë shënuar 120 raste vjedhjesh ku nuk kanë munguar edhe rrahjet barbare të të zotëve të shtëpisë nga grabitësit. Për këtë shkak banorë të minoritetit si shkak i mos sigurisë kanë kërkuar prej kohësh një postë policie në këtë zonë e cila të funksionojë me djemtë e tyre që e njohin mjaft mirë zonën. Në takimin e sotëm organizuar në Vrisera të Gjirokastrës nuk mungonin dhe autorite lokale, të cilët këmbëngulën në faktin se nëse bashkëpunojnë të gjitha hallkat edhe problemet minimizohen në cdo aspekt.

No comments:

Post a Comment