23 May 2014

Ekspozite ne Sarande me piktura nga gjithe Europa




Eshte  bere  tashme  e zakonte  per qytetin  e  Sarandes qe  çelja  e  sezonit  turistik  te shoqerohet  me aktivitete  te shumta  dhe ngjarje  te  rendesishme  artistike.  Ne  keto  ngjarje  renditet  edhe  çelja e ekspozitave  te arteve  figurative  qe  shoqerojne  te gjithe  sezonin turistik  nga  muaji  Maj  deri ne Tetor.
Se  fundi eshte  çelur  ne kete qytet  nje ekspozite  tejet  e  veçante  ku ekspozohen 42  punime te 21  artisteve  nga   gjithe   Europa. Pjesmarresëit  ne te   vijne  nga shtete te tilla si  Greqia, Gjermania, Spanja, Rusia, Italia  dhe sigurisht  nga  Shqiperia.
Ata  jane  mbledhur  ne kete eskpozite si kembet e  nje  ure pohon  artisti Helidon Haliti .  Ne nje  fare menyre  vijon  ai  ne kryeqytetet e  vendeve  Europiane  i kemi  sjelle  ne  Sarande.Gjuhet  artistike  te perdorura  ne  kete eskpozite fillojne  qe nga Video-instalacioni, Instalacione  te mirefillta,  pikture tradicionale, teknika e  kolazhit dhe fotografia. Eshte  nje larmi  e  tere gjinish, zhanresh  dhe  teknikash.   Idea  per organizimin e kesaj ekspozite  u  hodh  nje vit  me  pare  nga  studente  te akademise  se  arteve  te Athines  dhe gjeti mbeshtetjen  jo  vetem  te 21 artisteve  pjesmarres por edhe  te petagogeve  te arteve figurative  ne Universitetin  e Arteve  te Bujura  Tirane  si dhe ate te  bashkise  se  Sarandes.

No comments:

Post a Comment