27 December 2013

Kakavijë, bie fluksi i emigrantëve shqiptarë

                                                                            

Numri i emigrantëve që kanë hyrë në territorin Shqiptarë nëpërmjet pikës Kufitare të Kakavijës gjatë 24 orëshit të fundit paraqitet më i vogël.Burime zyrtare bëjnë me dije se drejt Shqipëris përmes kësaj pike kufitare kanë hyrë 3352 shtetas dhe 798 automjete ndërkohë që kanë lënë Shqipërinë
2715shtetas dhe 623 automjete.Problematike edhe gjatë kësaj dite paraqitet puna e palës greke e cila është duke punuar me 2 sportele në hyrje te kufirit të tyre dhe 2 sportele në dalje duke qënë shkakëtarja kryesore e vonesave ne hyrje dhe daljeve. Ndryshme paraqitet situata në palën shqiptare ku autoritetet tona kufitare po punojnë me 4 sportele në hyrje dhe 4 në dalje.Vetëm gjatë kësaj jave në territorin Shqiptarë kanë hyrë 131722 emigrantë dhe 3133 automjete.

No comments:

Post a Comment