01 December 2013

Gjirokastër, gjendet një kufomë pranë fshatit Glinë

Një kufomë ende e pa identifikuar është gjetur ditën e sotme pranë fshatit Glinë në Gjirokastër. Sipas policisë kufoma është gjetur nga një bari i fshatit dhe dyshohet të jetë klandestin nga Somalia. 

Nga hetimet e para trupi i pa jetë mendohet ti përkasë një personi rreth 30 vjeç. Viktima dyshohet të ketë humbur jetën për shkak të temperaturave të ulëta pasi nuk ka shenja dhune në trup. Policia bën me dije se pranë trupit të pa jetë është gjetur dhe një telefon celular ndërkohë nga kontrolli nuk është gjetur asnjë dokument identifikimi.

No comments:

Post a Comment