14 October 2013

Presidenti i Republikes ne Buz te Tepelenes


Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, ishte  i pranishën të djelën në Komunën Buz të Tepelenës për të nderuar një nga figurat e shquara të kësaj krahine Tafil Buzin.Pervc kreut te shtetit shqiptar ne kete ceremoni nuk kane munguar te merrnin pjese edhe emra te njohur te politikes,deputet te zonen apo autoritete lokale,duke permendur kreun e grupit parlamanetar te PS Gramoz Rucin , Deputetin e Gjirokastrës Anastas Angjeli. Prefekten Zamira Rami apo kreun e qarkut Gjirokaster Sulo Mucobega.
Duke e vlersuar si krenarinë e kombit shqiptar për kontributin e dhënë në lëvizjen antiosmane të Shqipërisë së Jugut, Presidenti  Bujar Nishani e dekoroi heroin Tafil Buzi me titullin "Nderi i Kombit".Tafil Buzi është krenaria e të gjithë shqipëtarëve, prijës dhe pararendës i vetëdijes kombëtare ka vlerësuar Nishani figurën e shquar të kombit shqipëtar. Tafil Buzi ishte një nga kontibuesit në lëvizjen antiosmane të organizuar në Shqipërinë e Jugut në vitet 1835 duke u bërë pjesë e kësaj lufte për clirimin e shqipërisë. Ai përkrahu nismën ushtarake të 7 krahinave të Shqipërisë së Jugut të lidhur në një besëlidhje politike në Berat, e cila do të përbënte edhe aktin e parë të veprimeve të Tafil Buzit për clirimin e atdheut.Tafil Buzi tregoi patriotizëm të thellë dhe përparimtar për kohën dhe u shqua si një figurë e trimërisë.Tashmë ai renditet në figurat që i dhanë nder kombit.

No comments:

Post a Comment