24 October 2013

Ne 24 ore sekuestrohen 430 kg droge


Polica e sektorit kundër narkotikëve, në bazë të një operacioni të koduar “Fillimi” ka sekuestruar një sasi prej 330 kg lëndë narkotike, e llojit kanabis sativa.Sipas burimeve të policisë, droga u sekuestrua në një kamionçinë që drejtohej nga 45-vjeçari Kudret Hoxhaj nga Fieri.Droga ishte e fshehur në brendësi të kamionçinës, e ndarë në 274 pako me nga 1.2 kg.Policia e Gjirokastrës bën me dije se droga në kamionçinën me targë AA748BB ka dalë nga Lazarati dhe se kishte destinacion Italinë.Ndërkohë që, policia ka ndaluar drejtuesin e kamionçinës, 45-vjeçarin Hoxhaj, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

70 kilogram drogë janë sekuestrua ditën e sotme nga policia e Gjirokastrës. Lënda narkotike është bllokuar në një automjet tip “Benz” me targë AA434GL teksa ka dalë nga fshati Lazarat në aksin Gjirokastër-Subash.Policia ka ndaluar transportuesin e saj Laurent Sykaj. Sipas policisë droga ishte fshehur në dyshemenë e automjetit. Vetëm 24 orët e fundit nga policia e Gjirokastrës janë zhvilluar 3 operacione anti-drogë.

30 kilogram drogë janë sekuestruar mëngjesin e sotëm në një automjet tip “Benz” pa targa në aksin Jergucat- Gjirokastër. Automjeti është ndjekur nga policia që prej daljes nga fshati Lazarat deri në fshatin Grapsh ku i riu që po e trasportonte ka hedhur drogën nga makina dhe është larguar.
Policia është vënë në ndjekje të transportuesit të lëndës narkotike, i cili është arratisur drejt fshatrave të Dropullit. Policia bën me dije se i riu që po transportonte drogën është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.Sipas policisë droga ishte ndarë në dy pako të mëdha 10 kg secila si dhe një çantë shpine ku brenda saj kishte 10 pako një kilogramshe, gjithësej rreth 30 kg Marijuanë.

No comments:

Post a Comment