Mungesaa e ujit të pijshëm në tualetet e shkollës “Së Bashku” në Gjirokastër, po rrezikon ndjeshëm, nxënësit e komunitetit rom dhe atij të bardhë të cilët kanë startuar vitin e ri shkollor me probleme mjaft serioze përsa i përket higjenës dhe kushteve për mësim. Janë 100 nxënës që marrin dije në këtë shkollë të pozicionuar në lagjen “Zinxhira” në kufi me Lazaratin. Shumica e tyre, i përkasin komunitetit rom ndërsa prindërit e fëmijëve të tjerë, ankohen për kushtet e papranueshme higjenike ndërkohë që pajtohen me fatin e keq të prezencës së fëmijëve të tyre në këtë shkollë, në kushtet e mungesës së një tjetër institucioni në këtë lagje periferike të Gjirokastrës.Gjendja paraqitet mjaft alarmante edhe nga drejtuesit e kësaj shkolle, të cilët bëjnë fajtor për këtë gjendje, pushtetin vendor, i cili nuk ka treguar gatishmëri,për t’iu përgjigjur detyrimeve elementare tek institucionet arsimore, që lëngojnë nga papastërtia ekstreme.Mjaft herë në cdo fillim viti shkollor, shkolla “Së Bashku” ka pasur probleme të këtij karakteri ndërkohë që Inspektoriati i Higjenës, nuk ka inspektuar ende gjendjen në fjalë, por ka qëndruar tërësisht indiferent karshi kësaj problematike.
17 September 2013
Shkolla "Sebashku" pa uje

Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment