Mungesa e librave per nxenesit e minoritetit po ndihet mjaft ne keto dite te para te shkolles nga me te vegjlit ,ku pjesa me e madhe e tyre te kthyer nga Greqia nuk mund ta kuptojne se si mund te zhvillohet nje ore mesimi pa libra. Botimet per vitin e ri shkollor nuk kanë mbërritur për asnjë prej klasave të shkollës 9-vjeçare, ndërsa për shkollën e mesme ato kanë munguar historikisht. Në Gjirokastër shkolla “Pandeli Sotiri”, shkolla më e madhe e gjuhëve të huaja që pret fëmijë nga minoriteti grek, po has vështirësi shumë të mëdha në menaxhimin e stituatës.
Librat që mungojnë për të gjitha nivelet po vështirësojnë më së shumti nxënësit e klasave fillore, ndërsa mësuesit janë përpjekur të vënë në eficencë tekstet e vjetra Tekstet në gjuhën greke që edhe vitin e kaluar ishin në qendër të vëmendjes për shkak të debateve rreth përmbajtjes ende nuk është e qartë se çfarë formati do të kenë.Prej 20 vitesh në të gjitha shkollat e minoritetit 40 lendë shkencore dhe edukative të shkollës së mesme vazhdojnë të jepen me shënime për shkak se asnjëherë nuk u botuan tekstet, ndërsa ky është viti i parë kur tekstet nuk janë botuar as për ciklin fillor dhe 9-vjeçar.
No comments:
Post a Comment