16 July 2013

NATA E BARDHE NE GJIROKASTER


Nata e bardhë e zhvilluar per herë të parë në qytetin e Gurtë te Gjirokastrës mbajti qytetin zgjuar deri në orët e para te mëngjesit. Koncerti u parapri nga një takim interesant në një nga simbolet e Gjirokastres në shtepinë e Zekateve ku historianë te njohur si Pellumb Xhufi folën per Gjirokastren e cila vjen përpara viteve 1300.Per ideuesin e natës së bardhë në Gjirokastër deputetin Erion Veliaj
kjo natë kish per qëllim tërheqjen e sa me shumë te rinjve por edhe biznesmenëve drejt qytetit te gurtë ,jo vetëm per të shpenzuar para ne kete qytet por edhe për të parë se është një vend ideal për të ngritur biznes - tha Veliaj.Edhe për deputetin Tavo 15 Korriku mbart nje simbolikë të vecantë pasi simbolizon një arritje per kete qytet te papërseritshëm në mbarë botën Më pas nata u vendos në dispozicion të të rinjve në një natë të bardhë në kalanë historike me muzikë të zgjedhur me emra te njohur,tinguj që mbajten të gjithë qytetin zgjuar deri ne agim. Tashmë nata e bardhë në Gjirokaster pritet te kthehet në një traditë.

No comments:

Post a Comment