14 June 2013

MASH pranon qe eshte kopjuar


Një ditë pasi janë publikuar notat në provimin e parë të Maturës Shtetërore ,Ministria e Arsimit ka pranuar se është kopjuar gjatë provimit të letërsisë.Sipas drejtorit të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkences ,Fatmir Vejsiu janë të paktën 65 raste kur maturantët kanë marrë deri në 4 nota më shumë sesa mesatarja e viteve të gjimnazit.
Ky fakt ka nxitur Ministrinë që  të  ngrejë menjëherë grupin e punës për të hetuar rastet kur maturantët kanë kopjuar.”Janë të paktën 65 raste kur maturantët kanë marrë deri  në 4 nota më shumë se mesatarja e viteve të gjimnazit dhe për këtë arsye ne kemi nisur hetimin.Do të marrim masa në rast se vërehet se janë toleluar nga mbikëqyrësit e provimit”,-bën të ditur Vejsiu.Nga ana tjetër Ministria e Arsimit ka zhvilluar një mbledhje  në të cilën janë marrë masa që provimi i sotëm i matematikës të ketë kontroll akoma më të rreptë për të mos lejuar në asnjë mënyrë kopjimin.”Kemi zhvilluar një mbledhje dhe kemi vendosur që qoftë përfaqesuesi i MASH ,qoftë mbikëqyrësi i qendrës së provimit do të nënshkruajnë në proçesverbal,që jo vetëm se funksionin zhurmuesi ,por janë kontrolluar të gjithë maturantët me detektorë për fshehjen e celularëve.Pra kjo është një masë paraprake për të rritur përgjegjësinë .E dyta ,janë shpërndarë edhe 92 zhurmues shtesë në të gjithë Shqiperinë ,gjë që do ta bëjë më të besueshëm  proçesin e provimit.Dhe e treta në mbledhje është thënë që të mbahet proçesverbal për testet që dalin shtesë,në mënyrë që të mos ketë shpërndarje të tyre jashtë shkollës.Po kështu nuk do të tolerohen maturantët të vazhdojnë  provimin pas orës 12.30”,- është shprehur Ndriçim Mehmeti,drejtor në MASH .Provimi i matematikës të cilit do ti nënshtrohen rreth 50 mijë maturantë ,nis sot në orën 10 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta.Në bazë të programeve orientuese rreth 25%  e pyetjeve do t’i përkasin gjeometrisë.

No comments:

Post a Comment