20 June 2013

Çez i pergjigjet PS


Drejtori i Kompanisë ÇEZ Shpërndarje Gjirokastër Agim Biraçi ,ka hedhur poshtë deklaratën e bërë nga kandidatë të Partisë Socialiste për Qarkun e Gjirokastrës, të cilët hedhën  akuzën se ndërprerja e energjisë elektrike dy ditë më parë ishte qëllimshme.”Ndërprerja e energjisë elektrike ka ndodhur për shkak të një defekti të rëndë teknik ,pas një zjarri të pjesshëm që ra në nënstacionin që mbulon qytetin”,-tha  për mediat  Biraci.
”Kompania Çez ,ka si qëllim të vetëm të sajin shërbimin ndaj qytetarëve .Këtë mision e kemi kryer me përpikmëri dhe një dëshmi e qartë është  edhe shpejtësia me të cilën u ripaarua defekti i para dy ditëve “,- vijoi Biraçi.Gjithashtu Biraçi u bëri thirrje kandiatëve të  PS  që të mos e bëjnë emrin e kompanisë ÇEZ pjesë të fushatës së tyre elektorale dhe të mos përdorin avaritë ,që ndodhin kudo e në çdo kohë ,për qëllime të ngushta politike.

No comments:

Post a Comment