Kreu i
Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, gjatë një takimi me efektivat e Policisë së
Qarkut dhe asaj të Kufirit në Gjirokastër, ka vënë theksin në gadishmërinë që
duhet të tregojnë për sfidat që e presin Policinë e Shtetit në luftën kundër
trafiqeve të ndryshme. Zoti Burgaj fillimisht ka marrë takim në drejtorinë e
Qarkut ku mes të tjerave, ka falenderuar Policitë e Qarkut në angazhimin e madh
që kanë treguar në luftën kundër trafiqeve të ndryshme.Më pas kreu i Policisë
së Shtetit i shoqëruar edhe nga deputetët e zonës Ksera e Ruli, kanë përuruar
ambjentet e reja të Komisariatit të Policisë së Trafikut Rrugor dhe të
Drejtorisë së Emigracionit dhe Kufirit të pozicionuara në dalje të qytetit të
Gjirokastrës. Kreu i Policisë së
Shtetit Hysni Burgaj, gjatë një takimi me efektivat e Policisë së Qarkut dhe
asaj të Kufirit në Gjirokastër, ka vënë theksin në gadishmërinë që duhet të
tregojnë ato për sfidat që e presin Policinë e Shtetit në luftën kundër
trafiqeve të ndryshme.
Zoti Burgaj fillimisht ka marrë takim në drejtorinë e Qarkut ku mes të tjerave, ka falenderuar dy policitë e Qarkut në angazhimin e madh që kanë treguar në luftën kundër trafiqeve të ndryshme. Zoti Burgaj ka vlerësuar punën e Policisë së Gjirokastrës për përgjysmimin e sasive të hashashit të kultivuar në Lazarat dhe treguesit në rritje të luftës kundër këtij fenomeni. Duhet të punojmë për të parandaluar kultivimin e bimëve narkotike ndërkohë që është punuar mjaft mirë-u shpreh kreu i Policisë së Shtetit. Zoti Burgaj, ka qenë kategorik në qëndrimin e tij përsa i përket trafikimit të marijuanës jashtë territorit shqiptar duke thënë se asnjë kg hashash nga Lazarati, nuk duhet të kalojë kufirin tonë. Sasitë e marijuanës së bllokuara vitin e kaluar nga Policia e Gjirokastrës që vlerësohen në gati 7 ton, për Burgajn, janë dhjetëfishuar në krahasim me vitet e mëparshme dhe kjo për të, ka qenë meritë e specialistëve të Policisë së Shtetit dhe teknikës së avancuar të instaluar në kufi cfarë kanë bërë të mundur, bllokimin total të sasive narkotike që tentonin të kalonin në territorin fqinj. Ndërkaq kreu i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, që u ndal edhe tek asistenca e Policisë Italiane nga ajri ku avionët e policisë fqinje vetëm në një muaj, inspektuan cdo pëllëmbë të zonave problematike të kultivuara me kanabis madje edhe në ato zona ku sasitë me drogë kanë qenë të pakta. Më pas kreu i Policisë së Shtetit i shoqëruar edhe nga deputetët e Gjirokastrës Spiro Ksera dhe Genc Ruli, kanë përuruar ambjentet e reja të Komisariatit të Policisë së Trafikut Rrugor dhe të Drejtorisë së Policisë së Kufirit dhe Migracionit, të pozicionuara në dalje të qytetit të Gjirokastrës, duke qenë vec godinës qëndrore të Policisë së Qarkut.

No comments:
Post a Comment