24 March 2013

Paga mesatare, Shqipëria e fundit, vetëm 283 euro

Paga mesatare e një shqiptari është gati pesë herë më e ulët se sa ajo e një slloveni. Kjo nëse krahasimin e bëjmë sipas shifrave të ofruara së fundi për 20 vende të rajonit dhe më gjerë nga Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare. Të dhënat tregojnë se Shqipëria është vendi me pagën mesatare më të ulët, me vetëm 283 euro në muaj, ndërsa Sllovenia me pagën më të lartë, prej 1525 eurosh në muaj. Për vitin 2011 Shqipëria linte pas vetëm Ukrainën, por gjatë vitit 2012 duket se kjo e fundit ka rritur pagën mesatare në një nivel të konsiderueshëm, që lë pas Shqipërinë. Shqipëria, edhe pse ka ruajtur një standard të rritjes së pagës mesatare pasi nga viti 2011 kur ishte 264, në vitin 2012 arriti 283, sërish rezulton më ulët se të gjitha shtetet e tjera të përfshira në përllogaritjet e Institutit.
Më mirë se sa Shqipëria janë: Kosova, e cila ka një pagë mesatare 360 euro; Maqedonia 498 euro; Serbia 508 euro. Krahasuar me të gjitha vendet e tjera të rajonit apo më gjerë, Shqipëria është në një nivel që lë mjaft për të dëshiruar. Shifrat që përpunohen nga Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare në Vjenë janë të referuara kryesisht te pagat e sektorit publik, të cilat janë edhe më të sigurtat në saktësi. E renditur më mirë pas Sllovenisë, që kryeson listën, është Kroacia me një pagë mesatare mujore prej 1048 eurosh, me rënie vetëm një euro krahasuar me një vit më parë…

No comments:

Post a Comment