19 February 2013

Rebelohen pesionistet minoritare
















Minoriteti grek në Gjirokastër ka protestuar sot kundër vendimit për heqjen e pensionit nga shteti helen.Rreth 150 minoritarë kanë protestuar sot në fshatin Vrisera të Gjirokastrës duke kërkuar nga qeveria greke, vazhdimin e ndihmës financiare. Ata nuk e kanë marrë pagesën e tyre prej dy muajsh, një pagesë prej 330 eurosh në muaj.Greqia e ka ndërprerë përfundimisht dhënien e ndihmës ekonomike, thënë ndryshe pensionet, për minoritarët që nuk jetojnë në Greqi; madje ka vënë kusht edhe kthimin e pagesës së dy muajve të fundit, për shkak të krizës së rëndë që po kalon ky vend. Nga skema e ndihmës ekonomike përfitonin 19 mijë shtetas shqiptarë të minoritetit grek, që aktualisht jetojnë në vendin tonë.
Ndërprerja është bërë pas shumë diskutimesh dhe debatesh në Parlamentin grek, ku protagonist ka qenë edhe deputeti Pirro Dhima me origjinë nga Himara, që mbështeste vazhdimësinë e kësaj ndihme.

No comments:

Post a Comment