20 February 2013

Gjendet pertoke kryqi ne Mezhgoran


Nje kryq metalik ne fushen e mezhgoranit  eshte rrezuar ne shesh dhe per te hidhen disa versione deri ne edhe ne versionin se eshte hedhur ne shesh me lende plasse . Ndersa policia ne nje komunikat zyrtare pretendon se ky kryq mund te jete rezuar nga moti I keq ose eshte hequr me dore por nuk eshte perdorur lende plasse Në fushën e Mezhgoranit , të rrethit Tepelenë , ku vite më parë kanë qenë disa varre me eshtra të ushtarëve grekë  , të cilat janë nxjerrë dhe janë vendosur në manastir  dhe në simbolikë të vendit  ku ishin varret ka qënë i vendosur kohë më parë  një kryq i vogël metalik rreth 
 1 metër e gjysëm i lartë.Kryqi sipas policies eshte  rrëzuar përtokë ,nga moti i keq , por nuk përjashtohet mundësia edhe të jetë shkulur nga ndonjë keqbërës për ta shitur për skrap.
Kryqi është në tokë dhe është i padëmtuar dhe nuk është përdorur asnjë lëndëplasëse apo dinamit për ta rrëzuar, pasi përmasat e tij janë të vogla dhe ishte e lehtë për ta lëvizuar nga vendi.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe pasi ka kqyrur vendin e ngjarjes  ka rezultuar se për shkuljen e kryqit nuk është përdor asnjë send i fortë për ta thyer , si dhe nuk është përdorur asnjë lëndë plasëse për ta shkatërruar.
Po punohet për të zbardhur plotësisht  rrethanat e ngjarjes por paraprakisht theksojmë se nga informacionet e marra edhe në rrugë operative apo nga mekanizmi i rrëzimits të kryqit  përtokë nuk rezulton se është bërë për qëllime fetare, pasi në këtë fushë s’ka më asnjë varrezë të ushtarëve grekë dhe kryqi  ka shumë vite më parë  i vendosur atje para se të zhvendoseshin eshtrat e ushtarëve grekë për në Manastir.

No comments:

Post a Comment