09 February 2013

Dashuria Dule Rama Perfundon


Ne 17 qershor 2009 edi rama ne studion e tv channel 7 pyetjes se gazetares orjana cenko se c'fare i ofruat Vangjel Dules te PBDNj me shume se Berisha qe e bindet te kaloje majtas rama u pergjigj "Rrugen e re te ndryshimit".4 vjet me vone duket se rruga e re e ndryshimit qe ofron Rama nuk ben me per Vangjel Dulen perderisa ka vendosur te Afrohet me LSI .Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut nuk do të jetë pjesë e koalicionit të drejtuar nga Partia Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit. Vendimi është bërë publik nga Vangjel Dule, i cili ka akuzuar Partinë Socialiste të drejtuar nga Edi Rama se nuk di të bëjë opozitë. Sipas Dules, dy partitë i bashkonte opozitarizmi ndaj qeverisë, por PS nuk ka treguar performancë të mirë në këtë drejtim gjatë viteve të fundit. Krisja e koalicionit mes socialistëve dhe PBDNJ-së duket se ka lidhje me qëndrimet që ka shfaqur së fundmi kreu i PS-së Edi Rama, i cili ka lënë të hapur mundësinë e një koalicioni me Aleancën KuqeZi. Gjithashtu Rama është treguar i ashpër edhe në qëndrimin përsa i takon kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke kundërshtuar marrëveshjen mes dy qeverive.
Ndërkohë, PBDNJ ka paralajmëruar krijimin e një poli të tretë politik në vend. Mësohet se PBDNJ ka nisur bisedimet me LSI-në, por gjithcka mes dy partive do të varet nga pozicioni që do të mbajë partia e drejtuar nga Ilir Meta në lidhje me PDIU-në. Nëse LSI dhe PDIU do të formësojnë një koalicion mes tyre, atëherë PBDNJ nuk do të jetë pjesë e një aleance me Ilir Metën. Në të tilla kushte krijimi i një poli të tretë mund të krijohet mes PBDNJ dhe FRD. Kjo e fundit është treguar e matur në qëndrimet e saj dhe ish-Presidenti Bamir Topi, aktualisht kryetar i FRD-së renditet ndër politikanët që ka shmangur tonet nacionaliste në dallim nga drejtuesit e partive të tjera.

No comments:

Post a Comment