25 July 2014

Ne c'vend kemi lere...... ?

                                                                                        

Ne c'vend kemi lere ? do të pyeste me të drejtë Çajupi nëse do të shihte veten në këtë gjëndje të lënë përpara qëndrës kulturore Fato Berberi në Gjirokastër . Apsurdi i vendosjes se tij në këtë vend është shumë pak përpara masakrimit të tij deri ne përdhosje pikerisht në një vend ku pretendohet se të rinjve ju jepen dije kulturore.
Pamjet tregojnë vete sesi ne shqiptarët jemi të zotë të masakrojmë historine tonë dhe njerëzit me vlera që duhet të mbahen ne pjedestal. K y turp ka vite që qëndron disa hapa larg bashkisë së qytetit dhe nuk është hera e parë që trajtohet nga tv channel 7 si turp që nuk i takon Gjirokastrës . Haresa në vite e monumenteve historike të cilat masakrohen e përbalten në mënyrë cnjerezore  është bërë monotone në të gjithe vendin por një qytet në Unesko të lërë në këtë gjendje Çajupin e madh është e pafalshme

No comments:

Post a Comment