27 July 2014

700 vizitorë të huaj nga Gjermania, Belgjika ,Bullgaria kane zgjedhur Permetin

                                                                                   

700 vizitorë të huaj që vijnë kryesisht nga Gjermania, Belgjika ,Bullgari si dhe nga Japonia kane zgjedhur Permetin për të eksploruar . Sipas punonjëses në Zyrën e Turizmit në Përmet Eneida Mini “qyteti i sazeve të Laver Bariut” këtë sezon po njeh një rritje të ndjeshmë të vizitorëve që përfshijnë një larmi të vërtet gjeografie.Po sipas saj turistët janë të intersuar vecanirësht për ujërat termalë të Bënjës, Bredhin e famshëm të Hotovës, ujërat e Sopotit , Kishën e Leusës si dhe për rafting në ujërat e Vjosës një sport i cili në vendin tonë ka marrë zhvillim vitet e fundit.Sipas kreut të bashkisë së Përmetit Gilbert Jace ajo që kërkon kujdes në zhvillimin e turizmit  jo vetëm nga faktorët lokalë por edhe ata qëndrorë është menazhimi i turizmit vecanërsisht gjatë flluksit të turistëve.
Po sipas tij është duke u kujdesur që niveli i shërbimeve që ofron ky qytet të jetë i njëjtë me cdo vend tjetër turistikë.Sektori i turizmit është një nga sektorët kryesorë të zhvillimit ekonomik të rrethit të Përmetit. Në fushën turistike rrethi i Përmetit ka shumë mundësi sidomos në zhvillimin e turizmit të gjelbër dhe atij kulturor e për këtë ndikojnë faktorë të tillë si  shtrirja gjeografike dhe klimaterike e favorshme. Zona malore e rrethit ka hapësira të mëdha e të virgjëra që mund të shërbejnë si zona për shëtitje dhe alpinizëm. Klima mesdhetare, dielli dhe temperaturat e larta mesdhetare janë shumë të favorshme për zhvillimin e këtyre aktiviteteve. Mjedisi natyror i mbrojtur, pasuria historike dhe ndërtimore nga mungesa e mjeteve financiare, të 98 fshatrat që përbëjnë rrethin kanë ruajtur një arkitekturë tradicionale shumë të vlerësuara prej turistëve të huaj. Qyteti i Përmetit është sinonim i një qyteti me një mikpritje të rrallë, qytet i luleve, i këngëve popullore, lirike me saze, qytet i verës e rakisë dhe glikove tipike e unikale si ajo e arrës, kumbullës, kajsisë, etj.

No comments:

Post a Comment