27 June 2014

Tërhiqen nga Lazarati 100 policët, në terren vetëm 6 grupe kontrolli

                                                                                             

Në Lazarat vazhdon të jetë e ndjeshme prezenca e trupave policore në qëndër të fshatit dhe në periferi të tij. Nga Gjirokastra deri në qëndër të Lazaratit funksionojnë jo më 5 postblloqe policore, por vetëm 2. Burime zyrtare nga Policia e Gjirokastrës konfirmojnë se pjesë e operacjonit të gjerë policorë janë edhe forcat e kësaj drejtorie, të angazhuara në terren. Largimi i një pjese të policsë konfirmohet edhe nga vetë pronarët e tre hoteleve në Gjirokastër, të cilët konstatojnë mungesën e klientëve të tyre me uniform.
Mësohet jo zyrtarisht se bëhet fjalë për rreth 100 efektiva të Policisë që janë larguar nga Lazarti, në drejtim të kryeqytetit apo reparteve special nga kanë ardhur. Largimi i tyre ka rënë në sy mesditën e djeshme në Lazarat, ku kanë operuar në terren 6 grupe kontrolli, nga 12 që kanë filluar qysh para një jave me operacjonin e ndërmarrë në terren. Reduktimi i forcave policore ka ardhur me krehjen totale të të gjithë Lazaratit, nga kontrollet e ushtruara ditët e fundit.

No comments:

Post a Comment