26 June 2014

Shperthim ne lagjen Varosh

                                                                                  

Rreth orës 16:40 të ditës së djeshme lagjia Varrosh në Gjirokastër është tronditur nga shperthimi I një sasi lëndë plasëse, nga ku si pasojë është dëmtuar xhami i pasëm (i pasagjerit) dhe pasqyra e një mjeti tip BMV, i cili ishte i parkuar pranë vendit të ngjarjes si dhe janë thyer xhamat e disa godinave përreth. Policia e mbëritur në vendngjarje nuk jep detaje mbi shkaqet dhe mënyrën e shpërthimit pasi aktualisht po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autorëve .
Nuk dihet ende cili ka qenë shënjestra e këtij shpërthimi dhe përse, por banorët e lagjes Varosh kanë pohuar se në momentin e shpërthimit një tym i madh ka dal në vendin e ngjarjes.Lagjia Varrosh në Gjirokastër njihet si një nga ato lagjet model të qytetit të gurtë me njerëz të qetë e puntorë dhe për këtë arsye shpërthimi në këtë lagje shihet me cudi nga banoret . Muajt e fundit te vitit 2013 dhe nisja e vitit te ri 2014 shtuan ndjeshem ne vendin tone  rastet e shperthimeve te automjeteve apo biznese te ndryshme te cilat shiheshin me teper nga drejtesia  si larje hesapesh mes biznesmenesh  apo banda rivale, te cilat gjithsesi shtuan ndjeshem  panikun tek njerezit e thjeshte. Vetem sot ne kryeqytet u vra me plumb ne koke nje biznesmen I njohur si krijuesi I bankes Credins si dhe aksioner ne disa media gjithashtu .

No comments:

Post a Comment