30 October 2013

Prezantohet drejtori I ri I spitalit te Gjirokastres

Eshtë prezantuar nga ana e prefektes se prefekturës Gjirokastër ZNJ Zamira Rami drejtori i ri i Spitalit rajonal Omer Nishani z Armand Mamani. Prefektja Rami në fjalën e saj vlerësoi kulturën institucionale të dorëzimit të detyrës nga një drejtues në tjetrin dhe kërkoi më tepër sensibilitet për pacientët që i drejtohen cdo ditë këtij institucioni të rëndësishëm.

Nga ana tjetër drejtori i ri z Mamani vlerësoi spitalin si pjesa më e rëndësishme për shpresën e jetës në rajon. I njoh vështirësitë në këtë kohë të vështirë ekonomike tha ai dhe për këtë kërkoj mbështetjen e të gjithëve për ta kthyer spitalin në një instucion modern.

No comments:

Post a Comment