19 September 2013

Vendimi i Apelit per 21 Janarin


Vendimi i fundit i Gjykatës së Apelit rreth cështjes së 21 janarit, ka trazuar mjaft të afërmit të Ziver Veizit, një prej katër viktimave, që u qëlluan për vdekje mesditën e 21 janarit të 2011. E motra e Ziver Veizit, Trëndafile Muhameti, shprehet mjaft e revoltuar rreth këtij vendimi. Për tv channel 7 ajo shprehet se nuk priste asgjë më tepër sesa ajo cfarë u dha nga ana e Gjykatës së Apelit të Tiranës, për vrasësit e vëllait të saj.
Ka qenë një vendim skandaloz që sinqerisht na ka trazuar. Mirë ishim ashtu mos ta merrnim vesh, por kjo e sotmja, vjen në një moment, kur ata që vranë vëllain tim, populli i shporri me votë dy muaj më parë-shprehet Trëndafile Muhameti-motra e Ziver Veizit. Unë prisja dhe pres në fakt burgosjen e Sali Berishës, sepse ai është urdhëruesi i vrasjes së tim vëllai dhe atyre të tjerëve që dergjen sot nën dhe. Kërkoj me ngulm nga qeveria e re shqiptare tek e cila kemi besim, që të vendosë në vend, nderin dhe gjakun e tim vëllai, i cili nuk ishte kokëpalarë, por i ndershëm dhe kundër korrupsionit. Doli në demonstratë, sepse ishte kundër bllokut të korrupsionit dhe krimit të gjeneruar nga qeveria e cila u shporr një herë e mirë nga ne të gjithë. E motra e Veizit, shprehet skeptike rreth besueshmërisë së gjykatave shqiptare pasi sipas saj, ato janë tërësisht të implikuara me qeverinë e Berishës në afera të ndryshme. Gjykata e Apelit, nuk është gjë tjetër vecse një vegël në duart e Berishës, ndaj pres një reagim nga ana e qeverisë së re, të reformojë gjykatat dhe pse jo rikthim të cështjes në fjalë duke dhënë dënimin e merituar për vrasësit dhe urdhëruesit e vërtetë të tim vëllai-shprehet  Trëndafile Muhameti. Jeta është e gjatë, ata që kanë ngjyer duart në krim dhe në gjak, nëse gjyqësori shqiptar nuk u ka dhënë vendimin e duhur dhe dënimin e duhur, do të jetë Zoti, ai që do marrë hak-përfundoi e motra e Ziver Veizit.

No comments:

Post a Comment