06 February 2013

Pasojat afatgjata te krizes


Tejzgjatja e krizes ekonomike do te servire edhe pasoja afatgjata ne ekonomi duke krijuar nje rritje ekonomike te ngadalte dhe nje rritje te papunesise
Në programin e sapopublikuar ekonomik për periduhën 2013-2015, financat vlerësojnë se rritja ekonomike mund t'i rikthehet nivelit 4 për qind jo me pare se në vitin 2015. Por siç thuhet në dokument, ky skenar është me rrisqe të larta, tre prej të cilëve analizohen me hollësi.
Rreziku i parë është mosrikuperimi i kërkesës së brendshme, edhe kur pasiguritë që ka sjellë kriza tek qytetarët dhe biznesi të jenë lehtësuar. Mbetja e konsumit dhe investimeve të brendshme në nivele të ulëta, sipas financave, do të krijonte një reaksion zinxhir duke cuar fillimisht në një rritje më të ngadaltë të të ardhurave, e më vonë në investime të reja më të ulëta duke dekurajuar përmirësimin e teknologjisë dhe rritjen e produktivitetit në ekonomi.
Sipas financave kjo, jo vetëm që do frenonte rritjen ekonomike për tre vitet e ardhshme, por do të godiste dhe rritjen potenciale të ekonomisë për periduhat e mëvonshme. Dokumenti parlajmëron se ky skenar me rritje të ulët ekonomike do ta bënte edhe më të vështirë mbajtjen në kontroll të borxhit dhe stabilizimin e financave publike.


Rreziku i dytë është ai i pozicionit të Jashtëm të ekonomisë. Me gjithë ecurinë e mirë të tregtisë gjatë vitit 2012, ekspertët e ministrisë parlajmërojnë se përmirësimi i bilancit tregtar të vendit mund të përmbyset, nëse kriza energjetike do imponojë importe të larta dhe situata e rënduar në itali dhe greqi do godasë eksportet shqiptare. Këtyre dy risqeve të ekonomisë reale u shtohet edhe ai që buron nga sektori financiar dhe që lidhet më hezitimin e bankave për të kredituar ekonominë për shkak të kredive të këqija dhe kërkesës së dobët nga biznesi.

No comments:

Post a Comment