19 September 2013

Kalimi i paligjshem i kufirit


Fenomeni i kalimit të paligjeshëm të kufirit nga emigrantë të paligjeshëm nga Pakistani Somalia, Afrika apo Siria është kthyer në një fenomen të përditshëm . Me dhjetra aksione të policisë kufitare të Kakavies numërohen muajt e fundit nga ku janë ndaluar 1000 mijë emigrantë të tillë. Shumica prej tyre kanë tentuar disa herë të kalojne nëpërmjet territorit Shqiptar drejt vendeve të BE-së.
Një pjesë e tyre disponojnë dokumenta Greke ndërsa ata që vijnë rishtas kryesisht nga Sira për shkak të luftës nuk diponojnë dokumenta bën me dije zëdhënësi i drejtorisë së policisë Gjirokaster.  Por çfarë ndodh me keta emigrantë pasi kapen nga policia Shqiptare.? Fati i emigranteve që shtegëtojnë nga Siria,Pakistani , Somalia apo Afrika duket i ngjashëm me fatin e emigrantëve Shqiptarë që nisen të kërkonin një jetë më të mirë menjëherë pas rënies së murreve të Diktaturës në Shqipëri në vitet 1990

No comments:

Post a Comment