13 April 2013

Grabitesit vrasin 78-vjeçarin


Krimi godet në banesën e dy të moshuarve në zonën ku jeton minoriteti etnik grek në Gjirokastër. Një 78 vjecar ka humbur jetën në përpjekje për të mbrojtur pronën e tij nga grabitja në fshatin Vodhinë Komuna Dropulli i Sipërm. Ngjarja ka ndodhur në orën 04:00 të mëngjesit të së shtunës, teksa dy grabitës të cilët mendohet se janë nga Tepelena, kanë hyrë fshehtas, në banesën e Pandeli Magllaras duke pasur si objekt, grabitjen e shtëpisë e cila banohej nga dy të moshuar.
Keqbërësit, kanë shfrytëzuar orët e errësirës dhe heshtjen totale në fshatin malor, për të kryer aktin e grabitjes. Ata kanë shqyer fillimisht hekurat mbrojtëse të dritares së tualetit të shtëpisë dhe më pas kanë hyrë brenda. I zoti i banesës 78 vjecari Magllara, pasi ka dëgjuar zhurmë, është cuar nga shtrati dhe ka shkuar në tualet për të parë se cfarë po ndodhte. Në moment, dy të rinjtë janë sulur si bisha tek ai duke e mposhtur pas 1 minute. Beteja mes dy të rinjve dhe plakut, ka përfunduar me vdekjen e këtij të fundit pasi dhunshëm i është përplasur koka në lavaman. Pas kësaj, dy keqbërësit, janë përleshur edhe me zonjën e shtëpisë, të shoqen e 78 vjecarit të cilën edhe atë e keqtrajtuan në mënyrë cnjerëzore duke i shkaktuar asaj plagë të rënda. Menjëherë, e moshuara është transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës dhe momentalisht gjendet në një situatë shocku. Pas kësaj, keqbërësit kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm në banesë ndërkohë që Policia e Gjirokastrës, nuk konfirmon nëse janë grabitur të holla apo objekte brenda saj. Menjëherë forcat policore të drejtuara nga kreu i Policisë Rajonale Ajet Ibro, janë gjendur në vendngjarje për të zbardhur krimin dhe autorët e tij. Sapo kanë mbërritur edhe një grup ekspertësh nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për të trajtuar me rigorozitet këtë ngjarje dhe zbulimin e autorëve. Ndërkohë policia po kreh të gjithë zonën në një perimetër prej 3 km për të gjetur autorët e këtij krimi duke ushtruar kontrolle në pesë banesa e tok me të edhe shoqërimin e gjashtë shtetasve në polici prej të cilëve katër nga Tepelena dhe dy nga Libohova njëkohësisht, pritet që gama e shoqërimeve të zgjerohet ende. Sipas Policisë, grabitësit, rezultojnë persona të njohur në zonë pasi kanë punuar si barinj. Ky është krimi i parë me pasojë që ndodh në zonën e Dropullit në Gjirokastër.


No comments:

Post a Comment