14 March 2013

Renimi i Gjirokastres

Gjirokastra, po përjeton prej vitesh, shpërbërjen karakteristike të saj me lloj-lloj ndërhyrjesh të shfaqura në zonën historike të saj. Kjo është më e goditura përsa i përket, shndërrimit nga një zonë e mbrojtur tërësisht nga formacionet karakteristike të saj me ndërtimet e vecanta tipike, në një varietet të gjithëfarëllojshëm ndërhyrjesh. Këto të fundit, kanë plot 20 vite që po lulëzojnë ndërkohë që shteti ka arritur të ndalojë agravimin e situatës, dhjetë vite më parë, kur ndaloi tërësisht, shkatërrimin e mëtejshëm, ku nëse do të ecej me ritmin e “premtuar” nga pronarët e banesave, atëherë kjo pamje, do të ishte më keq sesa tani.
Ndërhyrjet pa leje, kanë shkatërruar formacionet bazike të ndërtimeve karakteristike si prsh tek dritaret e drunjta duke i zëvendësuar ato me duralumin, cati të cilat nga rasa guri ngjyrë gri, janë zëvendësuar me tjegulla të kuqe, apo dhe ndërtime në formacione të dukshme karakteristike. Kompleksi i Angonatëve nuk do të egzistonte sot me këtë pamje nëse shteti nuk do t’a kapte në kohë situatën. Qeveria shqiptare shtatë vite më parë, investoi duke e kthyer atë në identitet. Njëri prej specialistëve të hershëm gjirokastritë i cili ka përjetuar dy momentet e historisë së Gjirokastrës muzeale atë të para viteve ’90 dhe atë të ditëve të sotme, vlerëson si mjaft kritike gjendjen e tashme në të cilën ndodhet qyteti i gurtë e sidomos, zona muzeale e saj, e cila i përngjan më tepër, një zone pa harmoni ndërtimesh dhe koleksion ngjyrash të padenja për një qendër historike.Shteti përgjatë tetë viteve të fundit, ka arritur të shpëtojë atë cfarë është mundur të mbahet gjallë dhe kjo, falë investimit prej gati 1.2 milionë dollarësh amerikanë. UNESCO ka konstatuar herë- pas here, në cdo raport vjetor, ndërhyrjet pa leje në zonën historike. Sot në zonën historike, numërohen 247 ndërhyrje pa leje në të gjithë Gjirokastrësn muzeale ku shifra mund të ishte ende më e madhe po mos të ndërhynte energjikisht shteti.  Gjirokastra, ka kohë që ka dhënë sinjalin SOS, por vlerat e saj të patjetërsueshme në dukje, po tjetërsohen ngadalë dhe të vetmit që e shikojnë këtë tjetërsim, janë turistët e huaj që ndeshin një kontrast në një qytet që pas tetë viteve i mbrojtur nga UNESCO, vazhdon të përbëjë problem për të dhe për vetë faktorët relevant.

No comments:

Post a Comment