07 March 2013

Festohet 7 Marsi ne Gjirokaster


Qyteti i Gjirokastres edhe pse ne nje mot aspak favorizues u zgjua me gezimin e vogelusheve te cilet me lule ne duar i drejtohen shkolles per te uruar mesuesit e tyre. Jane pikerisht me te vegjelit ata qe gezojne duke zgjedhur lulet me te bukura per mesuesen e tyre. Dita e mësuesit është një festë e cila i kushtohet personelit edukues te cilet nder vite kane dhene kontributin e tyre per brezin e ri ,jane nje shtrese e shoqerise mjaft e rendesishme per vet faktin se kane ne dore te arthmen Më 7 mars të vitit 1887 në Korçë hapet mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore për popullin shqiptar ngase deri më atëherë mësimet mbaheshin nëpër shtëpi private në mënyrë të fshehtë. Kështu që prej kësaj dite festohet në Shqipëri 7 marsi si dita e mësuesit në përkujtim të kësaj ngjarje.Edhe pse në kushte të vështira, kur ndalohej mësimi i gjuhës shqipe, ajo qëndroi e hapur për 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj.

No comments:

Post a Comment