12 March 2013

CNN ironizon turizmin Shqiptar

Slogani shqiptar per sezonin e ri turistik eshte bere objekt ironie per gjigandin televiziv amerikan CNN. Ne faqen zyrtare pikerisht ne pjesen kushtuar turizmit televizioni i njohur tallet me perzgjedhjen shqiptare por edhe te disa vendeve te tjera. Per reporteret e CNN slogani i vendit tone" Shqiperia dashuria e re mesdhetare"eshte qesharake. Teksti i shkurter plot ironi shoqerohet ne artikull me imazhe te plazheve ne vend ku duket plazhi i Durresit ne kulmin e sezonit. Poshte fotografise ata zgjedhin nje diciture me nje pyetje therrese."Diku aty eshte plazhi,jeni te sugurte?"Me tej artikulli vijon duke theksuar me ironi se shteti i vogel nuk duhet te jete ne listat e preferuara per turistet. Ata e lidhin kete duke pershkruar historine e turizmit te shkurter shqiptar . Aty thuhet se vendi ne komunizem per gjysme shekulli ka qene i hapur vetem per ata qe i bindeshin stalinizmit. Shqiperia ngrohte vetem turizmin e ardhur nga Bashkimi Sovjetik dhe Kina.
Por ne CNN TRAVEL nuk jemi te vetmit qe komentohemi negativisht pasi dhe 6-shte shtete te tjera preken per sloganet e tyre. Nder to slogani i greqise ku citohet se slogani i shtetit fqinj ta shpif,thuhet ne teks duke shfaqur nje nga ishujt me te bukur ne bote " Santorinin" me moton "Ju ne Greqi" Sloganet e komentuara jane edhe ato te Kolumbise dhe Austrise ku kjo e fundit cilesohet mendjemadhe.

No comments:

Post a Comment